Konfirmohet marrëveshja e SBAShK-ut me Qeverinë

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i SBAShKut, Rrahman Jasharaj nuk kanë bërë të ditur se çfarë përmban marrëveshja e cila bëri të ndërpritet greva e mësimdhënësve.

Veseli në deklarimin pas takimit, tha se do të rriten rrogat në të gjithë sektorët ashtu siç kanë premtuar.

“Falënderoj kryeministrin si dhe sindikatën e arsimit që kanë rol historik në shtet ndërtim e Kosovës. Jam i lumtur që nxënësit e mësimdhënësit nga e hëna do të kthehen në shkolla dhe mësimi do të fillojë. Punëtorëve u janë rritur pagat siç ju kemi premtuar do mbajmë premtime të jemi afër tyre ne gjithë sektorët si policia, shëndetësia, artistët, pensionistëve etj. Nesër në Kuvend do miratohet projektligji për paga që do mundësoj pagat më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik. Punëtorët e doganave dhe administratës tatimore të Kosovës se statusi i tyre nuk do preket”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do të respektojnë dinjitetin e të gjithëve.

“Pas 20 vitesh jam i vetëdijshëm se përgatitja e ligjit dhe puna i ka shqetësuar kategoritë ata që paguhen nga buxheti i shtetit ne i kemi mirëpritur shqetësimet me të drejtë e kemi arritë maksimalen e finales së ligjit nuk ka qenë e mundur marrëveshja pa sindikatën pa ndihmën e kryetarit dhe komisionit të Naitit. Qeveria e vendit është e interesuar me iu dhënë përgjigje gjitha kategorive që paguhen nga buxheti, ju siguroj se jemi të interesuar mu respektua dinjiteti i gjithëve në Kosovë, nuk është në interes të Qeverisë e as koalicionit që cila do kategori të mos respektohet”.

E  kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se marrëveshja e arritur është afër kërkesave të parashtruara.

“Dje filluam takimet sot arritëm marrëveshje, marrëveshja na afron tek kërkesat tona dhe urime viti i ri shkollor”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit