Koreja e Jugut i bën thirrje Veriut për takime pa parakushte

Mos i humb

Ministri për Bashkim i Koresë së Jugut, Cho Myoung-gyon tha se dëshirojnë që të kenë takime pa parakushte me Korenë e Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, ministri Cho ka thënë se në qoftë se do të zhvillojnë takime me Korenë e Veriut, dëshirojnë që t’i diskutojnë në mënyrë të hapur dhe pa parakushte çështjet me interes për të dyja palët.

Cho theksoi se në këtë mënyrë dëshirojnë që t’i riparojnë marrëdhëniet e dëmtuara mes dy palëve dhe të ndihmojnë më shumë në zgjidhjen e problemit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ai shprehu shpresën se qeveria e Phenianit do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang, të cilat do të mbahen në muajin shkurt në Korenë e Jugut, Cho tha se edhe kërkesa për fillim të negociatave nga qeveria e Kim Jong-un do të ishte një qëndrim i mirë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në një deklaratë më 13 dhjetor deklaroi se janë të gatshëm të takohen me Korenë e Veriut “pa parakushte”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit