Berisha dhe Malltezi thyejnë masën e arrestit, gazetari futet në banesën e tyre

Mos i humb

Media italiane, “Rai3”, ka bërë një reportazh lidhur me ndërtimin e kampit të refugjatëve që pritet të vijnë nga Italia në vendin tonë, në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy palëve.

Në këtë reportazh investigativ thuhet ndër të tjera se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro.

Përveç ekspertëve dhe personazheve italianë, në intervistë janë marrë edhe personazhe të njohur të politikës shqiptare, si ministri Taulant Balla, e po ashtu ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Berisha dhe Malltezi, duket se kanë zgjedhur që të japin intervistë për mediat italiane dhe të shkelin kështu masën e “arrestit në shtëpi”, pasi gazetari ka shkuar në ambientet e banesës së tyre, gjë që nuk e kanë bërë më parë për mediat shqiptare.

“Po, jam nën arrest shtëpie, por për arsye politike”, shprehet Berisha teksa gazetari i thotë se ndodhet në këtë masë e se nuk i lejohet që të ketë komunikim me askënd.

Më tej Berisha tha se kur të vijë në pushtet, do ta anulojë këtë marrëveshje.

Nga ana tjetër Balla u shpreh për gazetarin italian: Mund të garantoj se kjo qeveri që unë bëj pjesë, po bën me të mirën që mundet për të mbështetur mbi të gjitha reformën në drejtësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit