Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Mos i humb

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish=...

Turqi : Në 24 orët e fundit janë të shëruar mbi 2000 persona nga covid-19

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se mbi 2.297 persona janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi...

Zvicër : 1 në 4 raste të reja, të ardhur nga vendet “në rrezik”

Me 88 raste të reja të regjistruara të enjten, përhapja e koronavirusit “është stabilizuar pak”, tha zyrtari i lartë shëndetësor i vendit.

COVID: Mbi 12 milionë raste në shkallë globale

Pandemia e koronavirusit ka shënuar një rekord të ri: 12 milionë të infektuar gjithësej në shkallë globale, sipas statistikave të Universitetit Johns...

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar nga pandemia, e cila do të fillojë sot.

Dje u mbajt seanca e shtatë e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar rrjedhën e gjendjes së jashtëzakonshme e cila ishte shpallur për shkak të pandemisë COVID-19.

Pas takimit, presidenti Pendarovski mbajti një konferencë për shtyp.

Pendarovski tha se ditët e fundit, për fat të keq, numri i rasteve me COVID-19 dhe numri i vdekjeve po rritet, duke shtuar se ekziston shqetësim serioz për disa komuna.

Duke theksuar se vendimi për 14 ditët e reja ka të bëjë jashtëzakonisht me atë që qeverisë t’i mundësohet t’i menaxhojë në mënyrë më efektive efektet e pandemisë në shëndetësi, por edhe ato ekonomike dhe sociale, Pendarovski tha se kjo nuk ka asnjë lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare.

Ai falënderoi shumicën dërrmuese të qytetarëve për respektimin e rekomandimeve tashmë tre muaj, duke shtuar se qytetarët nuk duhen të shkujdesen dhe të vënë në pikëpyetje të gjitha rezultatet pozitive deri më tani në luftën kundër pandemisë.

Duke iu drejtuar qeverisë, Pendarovski tha se tendencat negative në disa komuna nuk duhet të jenë rast për të kthyer masat kufizuese në gjithë territorin dhe për të gjithë qytetarët.

Në një porosi për liderët politikë, presidenti i Maqedonisë së Veriut kujtoi se shteti aktualisht nuk ka parlament, se ka një qeveri teknike që ka autorizime të kufizuara dhe se situata është shumë serioze.

Kujtojmë se Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 18 mars të këtij viti, me kërkesë të qeverisë, me qëllim të luftës kundër përhapjes së koronavirusit. Një muaj më vonë, Pendarovski shpalli një gjendje të re 30-ditore të jashtëzakonshme. Më 15 maj, gjendja e jashtëzakonshme u vazhdua edhe për 14 ditë të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Hashim Thaçi sot merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë sot para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte. Ai...

Shqipëri : Është numri më i lartë i të infektuarve nga covid-19 , janë regjistruar 2 vdekje dhe 117 raste të reja në 24...

Numri i të infektuarve me Covid 19 vijon të rritet në vendin tonë. Sot është regjistruar një rekord i ri, pasi ka...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish=...

Zvicër: Janë regjistruar 108 raste të reja në 24 orët e fundit.

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, sot janë raportuar 108 infeksione të reja me virusin e koronës, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG)...

Iran, rritet në mbi 12.600 numri i viktimave nga COVID-19

Me 188 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.635 numri...