Kosovarja përplaset me makinë në shtyllën elektrike, e dërgojnë në spital me helikopter

Mos i humb

Një grua 35 vjeçare me prejardhje nga Kosova duke ngarë makinën e saj mbrëmjen e të hënës në Full-Reuenthal të Kantonit Aargau është përplasur në një shtyllë elektrike. Nga kjo përplasje ajo ka pësuar lëndime të konsiderueshme, dhe është dashur të transportohej në spital me helikopter.

Se si ka ndodhur që gruaja e re të devijojë nga rruga kryesore rreth orës 21.45 të natës së mbrëmshme, është ende e paqartë, shprehen në Policinë Kantonale të Aargaut.

Prokuroria Publike Brugg-Zurzach ka iniciuar hetimet dhe me këtë rast ka urdhëruar që 35 vjeçare t`i bëhet testi i gjakut dhe i urinës.

Policia ia ka marrë kosovares patentshoferin duke e dorëzuar në Entin për Trafikun Rrugor./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit