Kosovë: Mësimi online nis sot në ora 11:15

Mos i humb

Mësimdhënësit e Republikës së Kosovës sot shfaqin mësimet online për nxënësit.

Emisionet e realizuara do të transmetohen nga ora 11:15 në RTK1 dhe RTK4.

Theksojmë se si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit e Republikës së Kosovës është e domosdoshme ndjekja e këtyre emisioneve, ka njoftuar ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami.

Të gjitha materialet do të paraqiten edhe në faqen emesimi.rks-gov.net.

Ministrja Bajrami dje ka pranuar se procesi nuk është perfekt por është nisma e parë e ministrisë që drejton, ndërkohë që momentin e kthimit të rrethanave normale do të vazhdojë me digjitalizimin e materialeve didaktike, për të ecur në hap me botën e që do të ndikojë edhe në problemet me çanta të rënda.

Bajrami nëpërmjet telefonit i ka thënë se ka një javë rresht që janë bërë video-xhirime në shkollën model, ku kanë qenë një numër i madh i mësueseve në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit të komunës së Prishtinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit