Kosovë : Vetëvendosje nis peticionin për zgjedhje të reja

Mos i humb

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Prioriteti duhet të jetë lufta kundër koronavirusit, jo aneksimi

Gantz sot priti Avi Berkowitz, këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe ambasadorin amerikan në Izrael, David Friedman, ndërsa tema kryesore e...

BE hap nesër kufijtë për 14 vendet e sigurta nga COVID-19, me Shqipërinë do të vijojë mbyllur

Bashkimi Evropian ka përcaktuar 14 vende, të klasifikuara të sigurta qytetarët e të cilëve do të lejohen të udhëtojnë drejt bllokut duke...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....

Tabaku : 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro

“Plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro-konfirmimi këtë herë vjen nga KLSH”, shkroi Jorida Tabaku në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka nisur peticionin me kërkesën e vetme për zgjedhje të reja.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se Kosova ka nevojë të menjëhershme për zgjedhje, që të zgjidhet kriza politike dhe të përcaktohet rruga që do të marrë vendi “drejt ndryshimit dhe çlirimit prej korrupsionit, apo drejt rikthimit të të korruptuarve”.

“Me këtë peticion ne, qytetarët e Kosovës, duke vendosur nënshkrimin dhe numrin e letërnjoftimit, bëjmë të ditur se duam zgjedhje, e se vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet ka legjitimitet për të qeverisur’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kësaj partie.

Po ashtu në tekstin e peticionit jepen edhe arsyet se pse duhet të shkojë vendi në zgjedhje, teksa thuhet se të dhënat personale të çdo qytetari do të ruhen në pajtim me ligjin.

“Veprimet në Kuvendin e Kosovës në 25 mars 2020 treguan se partitë e vjetra, PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe, janë bërë bashkë kundër votës së qytetarëve. Ata nuk mundën ta durojnë një shtet të drejtë, që i largon të korruptuarit dhe nuk merr rroga të larta për vete, por i çon paratë në ndihmë të popullit, të ekonomisë e shëndetësisë. Ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 28 maj 2020, tregon se sa i kapur prej partive të vjetra është shteti e drejtësia. Aty ku kriminelët janë mbi gjykatat, të vetmit që ndëshkohen janë qytetarët. Të dhënat e personale të çdo qytetarit të Republikës së Kosovës që nënshkruan këtë peticion, garantojmë që do të ruhen në pajtim me LIGJIN NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE “, thueht në njoftim.

Peticionin mund ta gjeni KËTU

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit. Po ashtu mësohet...

Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit. Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm...

Bardh Spahia pyetje të hapur kryeministrit Rama: Na trego

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria Rama nuk ka asnjë strategji për të vënë nën...

CNN: Në veriun e Kinës po shpërthen murtaja bubonike!

Burime spitalore atje njoftuan me urgjencë autoritetet lokale të cilat kanë lëshuar një alarm të nivelit të tretë për parandalimin e murtajës....