Balla: Koordinim mes agjencive ligjzbatuese kundër ndotjes së mjedisit

Mos i humb

Policia e Durrësit ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr. 17 në këtë qytet, të cilët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndau sot videon e dy persona të cilët hidhnin mobiliet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni.

Balla theksoi se këta shtetas u vendosën përpara përgjegjësisë penale.

Sipas tij, “duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit”.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, vijojnë edhe parandalimin e krimeve mjedisore.

Në këtë kuadër, Policia po ushtron kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të  paligjshme të pyjeve, ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit dhe gërryerjes së lumenjve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit