Kotzias nis takimet në Maqedoni, nuk do të takojë presidentin Ivanov

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili qëndron për vizitë zyrtarë në Maqedoni në kuadër të dialogut të vazhdueshëm për përmisimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, nuk do të takojë presidentin e vendit, Gjorge Ivanov.

Nga kabineti i presidentit Ivanov theksojnë se Kotzias, i cili tashmë ka nisur takimet me krerët shtetëror të vendit, nuk ka kërkuar takim edhe me presidentin Ivanov.

“Deri te Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk ka ardhur kërkesë për takim të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë me Presidentin Ivanov. Për atë edhe nuk është planifikuar që presidenti Ivanov të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias”, thonë për AA nga kabineti i presidentit Ivanov.

Mëngjesin e sotëm, Kotzias u prit nga homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, të cilët pas takimit kokë më kokë do të adresohen në një konferencë për media.

Më vonë, ministri i jashtëm grek do të pritet edhe nga kryeministri Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Shefat e diplomacive të të dy vendeve fqinje, Kotzias dhe Dimitrov, pritet t’i shqyrtojnë qëndrimet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit të ndërsjellë të draft-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Ndryshe, shefi i diplomacisë greke me avionin qeveritar dje ka mbërritur në aeroportin e Shkupit, në vizitën e tij të parë pas riemërimit në Aeroporti Ndërkombëtar Shkupit, si një nga hapat e qeverisë maqedonase në procesin e negociatave për emrin.

Kjo është hera e parë pas 12 viteve që një avion grek të ulet në aeroportin e Shkupit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit