Krasniqi: Konferenca e presidentit, skandal i radhës

Mos i humb

Ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se konferenca e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që ai e quan kryetar ishte skandal.

Për Krasniqin skandal ishte fakti se presidenti akuzoi Vetëvendosjen se financohet nga Irani.

Sipas Krasniqit nëse presidenti e ka pasur këtë informacion e nuk ka treguar i bie se ka fshehur një rrezikshmëri.

Postimi i Krasniqit:

Konferenca e kryetarit, skandali i radhës

Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësin ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë?

Nëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale.

Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!.

Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike.

Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit