Kreu i kuvendit të Shqipërisë kërkon unitet të forcave politike në Kosovë

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka bërë apel që forcat politike në Kosovë të jenë unike sa i përket dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.

Ruçi pas takimit që pati sot në Tiranë me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli tha se dialogu është mekanizmi për të siguruar zgjidhje, për të garantuar edhe njohjen e ndërsjelle Kosovë-Serbi.

“Presim që kjo zgjidhje të jetë afatgjatë dhe në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit”, tha Ruçi.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli tha se Kosova është duke shkuar me vendosmëri në finalen e dialogut që Kosova të merr ulëse në OKB.

“Jemi krenarë që kemi partnerë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se jemi krah me vendet që janë perëndimore. Ajo që e dëmton aktualisht Kosovën është mungesa e unitetit”, tha Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit