Kurban Bajrami sot festohet edhe në vendet e tjera ku jetojnë muslimanët

Mos i humb

Muslimanët që jetojnë në Kinë, Iran, Azerbajxhan, Nepal, Tajlandë dhe shumë vende të tjera kanë filluar të festojnë Kurban Bajramin.

Besimtarët në kryeqytetin e Kinës janë mbledhur në një ndër xhamitë më të mëdha dhe më të vjetra të vendit, Xhaminë Niujie, ku kanë falur namazin e Bajramit dhe pastaj kanë uruar njëri-tjetrin. Muslimanët më pas kanë therur kurbanët e tyre.

Xhamia Niujie, e cila sipas burimeve osmane është ndërtuar në periudhën e Sulltan Abdulhamidit të Dytë, njihet si “Darul Ulumil Hamidije”, ndërsa në burimet kineze si “Hui Ciao Xi Fan Sue Tang”.

Sipas shifrave zyrtare, në Kinë jetojnë mbi 20 milionë muslimanë, të përbërë prej dhjetë bashkësive të ndryshme etnike.

– Tajlandë

Në Tajlandë, besimtarët janë mbledhur në Xhaminë Fathoni në Patani, ku dëgjuan ligjëratën e imamit të xhamisë dhe më pas falën namazin.

– Nepal

Muslimanët e Nepalit në qytetin Inaruwa u mblodhën në një kopsht të quajtur “Eidgah”, ku mblidhen vetëm në kohë të Bajramit për të falur namazin.

Në Nepal jetojnë mbi 26 milionë njerëz, ndërsa 5 për qind e popullatës përbëhet nga muslimanët.

– Iran

Besimtarët në Iran në kryeqytetin Teheran e falën namazin në xhaminë më të madhe të vendit, Musalla-i Imam Humeyni.

Namazet e bajramit dhe xhumasë në Iran falen në një pikë të vetme, e cila është xhamia më e madhe e qytetit.

– Azerbajxhan

Gjithashtu edhe besimtarët muslimanë të Azerbajxhanit sot falën namazin e Bajramit, duke i mbushur xhamitë në kryeqytetin e vendit, Baku.

Presidenti i vendit Ilham Aliyev në një mesazh të publikuar ua uroi festën qytetarëve.

– Mianmar

Muslimanët në shtetin Arakan të Mianmarit, këtë Bajram e pritën të pikëlluar për shkak të rrethimit. Ata u mblodhën në Xhaminë Taxhetin që është ndërtuar në vitin 1878./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit