Tension te bashkia e Tiranës, protestuesit tentojnë të heqin hekurat. Noka “protagonist”

Mos i humb

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve.

Demokratët, Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë arritur që të çajnë kordonin metalik të vendosur nga policia.

Në ndihmë për të lëvizur gardhin metalik i kanë ardhur dhe qytetarë, ndërsa protestuesit kërkojnë që të futen brenda bashkisë.

Edhe pse forcat policore janë rreshtuar para godinës, disa protestues po tentojnë me forcë të shkatërrojnë rrethimin e hekurt.

Mes tyre shihet edhe deputeti i PD Flamur Noka, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit