Kush i pajtoi Bekim Haxhiun e Sami Lushtakun?

Mos i humb

Kadri Veseli, si duket ka vendosur që vetë të ndërhyjë në përçarjet brenda anëtarëve të degës së PDK-së në Skenderaj. Kryetari i PDK-së, gjatë ditës së sotme ka bërë bashkë Sami Lushtakun dhe Bekim Haxhiun, me qëllim që të tejkalohen problemet brenda kësaj dege.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet deputeti Bekim Haxhiu për Gazetën Insajderi.

Deputeti i PDK-së tha se takimi është zhvilluar me iniciativë të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe se është diskutuar për zgjidhjen e kësaj situate të krijuar në Degën e PDK-së në Skenderaj.

“Kryetari Kadri Veseli na ka bërë bashkë për të tejkaluar problemet. Asgjë personale me zotëri Lushtakun nuk kam”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu po ashtu tha se edhe Sami Lushtaku ka shprehur gatishmërinë e tij për të zgjidhur këto mospajtime.

“Ai [Sami Lushtaku, v.j] ka marrë një vendim politik në kohën kur as ai e as Kadri Veseli, e as askush nuk ka mandat brenda PDK-së. Pasi që tashmë zgjedhjet në PDK janë afër dhe të gjithë do t’i marrim mandatet nga votuesit e kësaj partie”, deklaroi Haxhiu për Insajderin.

Haxhiu deklaroi se mbetet ende nënkryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj.

“Unë vazhdoj të jem në të gjitha detyrat dhe funksionet që m’i kanë besuar qytetarët. Në momentin që jemi taku bashkë ka pasur një gatishmëri për t’i tejkaluar këto probleme edhe nga zotëri Lushtaku”, tha Haxhiu

Bekim Haxhiu shtoi se nuk ka asnjë ambicie që të kandidojë për të marrë drejtimin e degës së PDK-së në Skenderaj, e as udhëheqjen me këtë komunë.

“Unë nuk kam asnjë ambicie as ta drejtojë komunën e Skenderajt, e as degës e PDK-së në këtë komunë”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Dega e PDK-së në Skenderaj me kryetar Sami Lushtakun, kohë më parë kishte marrë vendim që të shkarkojë nga pozita e anëtarëve të degës së PDK-së në Skenderaj, në mesin e tyre ishte edhe Bekim Haxhiu, nënkryetar i kësaj dege.

Haxhiu vazhdimisht e kishte kundërshtuar këtë vendim, duke e quajtur të padrejtë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit