Lëvizja për Drejtësi në Opojë, fton qytetarët për ndryshim dhe shtet me dinjitet.

Mos i humb

Lëvizja për Drejtësi vazhdon përgatitjet e saj për zgjedhjet e 6 tetorit.

Drejtuesit e kësaj partie ishin këtë herë në Opojë ku takuan qytetarë dhe mbështetës të shumtë të cilët i ftuan që në zgjedhjet e parakohëshme të 6 tetorit ata të mbështesin këtë forcë politike me qëllim që ata të ndihen plotësisht të përfaqësuar në parlamentin e ardhshëm.

Sylejman Çerkezi, kryetari i Lëvizjes për Drejtësi ftoi të gjithë Opojanët që ta mbështesin me votë, për të krijuar një shtet me dinjitet dhe që do të mbrojë interesat e qytetarëve të vet. Çerkezi tha se entuziazmi i qytetarëve për ndryshim lexohet në dëshirën e tyre për të mbështetur prioritetet e Lëvizjes për Drejtësi.

Statusi i Lëvizjes për Drejtësi në facebook:

“Në kuadër të përgatitjeve për fushatën parazgjedhore të 06 tetorit, Lëvizja për Drejtësi takoi banorët e Opojës. Gjithnjë lexohet entuziazmi qytetarë për ndryshim. Lëvizja jonë vazhdon të kontribojë për një shtet te zhvilluar e për një shoqëri të emancipuar. Ju ftojmë për një angazhim gjithë popullor, për një shtet me dinjitet!” /rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit