Limaj: Nëse ligji do të bëhej si duhet, veteranët sot do të merrnin 500 euro në muaj!

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se lufta e UÇK-së dallon nga ajo e Kroacisë.

“Lufta e Kosovës ka qenë vullnetare. Askush askënd nuk e ka detyruar të marë armën në Kosovë. Ndërsa në Kroaci ka pasur ftesë për mobilizim të përgjithshëm”.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka pasur ndonjë rregull për ata që kanë dashur të largohen nga lufta në momente të caktuara.

“Dikush është lodhë, është mërzitë, e ka lënë armën dhe është larguar nga lufta. Pas dy muajve është rikthyer përsëri”.

“Çeliku” ka thënë se është e njohur që në ofensivën e pranverës, shumë vështirë ke mundur të hasësh ushtarë me uniforma të UÇK-së.

“Por, pas marrëveshjes Holbrooke – Millosheviq, kur situata ishte më e relaksuar, ne e kishim të vështirë t’u gjenim armë ushtarëve të UÇK-së”.

Limaj thotë se në brigadën e tij ai ka pasur rreth 1,200 ushtarë.

“Problemin e numrit të veteranëve e ka bërë ligji për veteranët e UÇK-së. Është ligj shumë i keq. Ligji ka bërë kompromis”, tha ai.

Sipas kreut të NISMA Socialdemokrate nëse ligji do të formulohej siç duhej, sot veteranët e UÇK-së do të merrnin 500 euro në muaj.

“Sigurisht do të kishte më pakë përfitues dhe vlera financiare do të ishte më e madhe”, deklaroi Limaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit