Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 21 prillit që do të mbahet në katër komunat veriore: Mitrovicë të Veriut, Zevçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.
Kreu i ekzekutivit tha se qeveria e udhëhequr nga ai është në shërbim të Komisionit Zgjedhor për këtë proces dhe se ajo është garantuese se rezultati i këtij referendumi do të zbatohet i plotë dhe me shpejtësi.
Kurti tha se kryetarët aktual mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilat sulmojnë Policinë e Kosovë e KFOR-in.
Duke bërë thirrje për dalje në zgjedhje, ai tha se data 21 prill është mundësi për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktualë dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me proces ligjor e jo me banda të dhunshme sepse, sipas tij, një gjë të tillë nuk e lejon Policia e Kosovës.
Këto deklarime Kurti i bëri sot gjatë vizitës në fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9 – Segmenti Kjevë-Dollc”.