Njëzet e tre raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) janë konfirmuar në Mal të Zi, transmeton (AA).
Gjithsej në Mal të Zi janë regjistruar 197 të infektuar me COVID-19 deri më tani.
Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi tha se rastet e reja janë konfirmuar pas analizës së 212 mostrave.
“Shumica e rasteve të reja janë kontakte të rasteve të njohura më parë. Në Podgoricë janë regjistruar 14 raste të reja, 6 në Tivar dhe 3 në Nikshiç”, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Numri më i madh i të infektuarve është në Podgoricë, gjithsej 91 veta, Tuz 34, Tivar 18, Nikshiç 17, Ulqin 9, Andrijeviç 7, Bijelo Polje dhe Herceg Novi 6, Budvë 4, në Danilovgrad 3 dhe në Tivat 2.