Maqedoni, lëndohen 8 shtetas pakistanezë në aksident trafiku

Mos i humb

Në rrugën magjistrale Kumanovë-Shkup në afërsi të fshatit Nikushtak, mbrëmë rreth mesnatës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin automjeti “Opel vectra” i drejtuar nga një shofer i panjohur në të cilin ndodheshin 8 shtetas pakistanezë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Në në njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë thuhet se një person ka marrë lëndime të rënda trupore përderisa te të tjerët ende nuk është vërtetuar shkalla e lëndimeve.

“Të gjithë shtetasit pakistanezë janë transferuar dhe mbajtur në Qendrën e urgjencës – Kumanovë. Hetime në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë”, bëri të ditur MPB-ja./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit