Me 12 Korrik Hoti e Vuçiç do të takohen në Bruksel

Mos i humb

Greqia dhe Egjipti shkelën të drejtat e Turqisë dhe Libisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Greqia dhe Egjipti shkelën të drejtat dhe shelfet kontinentale të Turqisë dhe Libisë...

Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin...

Shkarkimi i bordeve e thellon edhe më tej krizën në ndërmarrjet publike

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka shkarkuar katër borde të përkohshme të ndërmarrjeve publike të cilat ishin emëruar nga Qeveria Kurti....

Trump: Jam personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale, sepse sipas tij...

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar të hënën, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen në raundin e ri të bisedimeve.

“Mund të konfirmoj se më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vijnë në Bruksel për dialog. Mikpritës i këtij samiti do të jetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në prani të të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, tha ai.

Stano shtoi se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të do të diskutohen “të gjithë çështjet e hapura”.

Ndërkaq më 10 korrik, do të zhvillohet një “samiti virtual” mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Zyra e presidentit Macron.

Na Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga Përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell.

Ende nuk është e qartë se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samit, kryeministri Avdullah Hoti apo presidenti Hashim Thaçi.

Mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Ky takim u shty pasi më 24 qershor, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por, Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut.

Shtëpia e Bardhë, më 4 tetor, 2019, emëroi Richard Grenellin, si përfaqësues të posaçëm të saj për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e...

Zvicra dhuron 4 milionë CHF për të mbështetur libanezët në Bejrut

Zvicra ka premtuar të paktën 4 milionë CHF (4,4 milionë dollarë) në ndihmë të drejtpërdrejtë për popullatën libaneze pas një shpërthimi në...

Tentoi të kalonte drogë drejt Italisë, ekstradohet në Shqipëri 44-vjecari

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar. Si...

Veliaj fiton betejën me covid-19, publikon foton me djalin: Sot më i fortë se kurrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia ka dalë të mposhtë plotësisht COVID-19 duke qenë gati për t’u rikthyer në krye...

Presidenti jemenas vizitë në SHBA për kontrolle mjekësore

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansur Hadi, sot do të largohet nga Rijadi për në SHBA për të bërë kontrolle mjekësore në Cleveland,...