Media amerikane më së shumti bën lajme negative për muslimanët

Mos i humb

Franca raporton 92 vdekje të reja nga COVID-19

Në javën e tretë të izolimit të vendit, sot u regjistruan gjithsej 92 vdekje, një më pak se dje. Numri i përgjithshëm...

Brazil : Në 24 orët e fundit janë rregjistruar 956 të vdekur nga COVID-19

Brazili konfirmoi 956 vdekje në 24 orët e kaluara nga koronavirusi i ri (COVID-19). Ministria e Shëndetësisë e vendit...

Lëngu i bizeleve për pastrimin e mëlçisë

Bizelja është një nga bimët më të para të kultivuara nga njerëzimi dhe akoma sot mbetet një nga ushqimet më të rëndësishme....

Koreja e Jugut bën hap pas, rimbyll 200 shkolla pas shtimit të rasteve me koronavirus

Pas rihapjes, Koreja e Jugut ka planifikuar dhe një rimbyllje prej koronavirusit. Bëhet fjalë për 200 shkolla në kryeqytetin Seul për shkak...

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi mediat dhe pakicat, ka treguar se media më së shumti bën raportime negative për pakicën muslimane.

Në hulumtimin e kryer nga Laboratori i Projektit të Portretizimit Mediatik të Pakicave në kuadër të Kolegjit Middlebury në Vermont, janë hulumtuar lajmet lidhur me pakicat në vitin 2018 të katër gazetave kombëtare.

Hulumtuesit kanë analizuar lajmet në gazetat New York Times, Washington Post, Wall Street Journal dhe USA Today në lidhje me grupet afroamerikane, aziatike-amerikane, hispanike, hebreje dhe muslimane.

Në gjithsej 26.626 artikuj të analizuar, më së shumti temë kanë qenë muslimanët, apo në 9.032 prej tyre, ndërkohë që për afroamerikanët është folur në 6.499 artikuj dhe për hebrenjtë në 5.980.

– Muslimanët, grupi ndaj të cilit janë bërë më së shumti lajme negative

Hulumtuesit kanë krijuar një tabelë të pikëve me bazë zeron, për të caktuar se sa negoative apo pozitive kanë qenë artikujt për pakicat.

Me minus 0,70 pikë, muslimanët kanë rezultuar si grupi ndaj të cilit janë bërë më së shumti raportime negative, ndërsa të dytët radhiten hispanikët me minus 0,12.

Në tabelë, afroamerikanët dhe hebrenjtë janë listuar me minus 0,05 pikë, kurse amerikanët aziatikë me plus 0,10 pikë.

Kryetari i projektit, Erik Bleich, i cilësoi si të habitshme dallimet që janë shfaqur nga gjetjet.

“Kur krahasohen me grupet e tjera, muslimanët janë shumë më para për sa u përket lajmeve negative”, tha Bleich.

Sipas këtij studimi, 92 për qind e lajmeve rreth muslimanëve u referohen rajoneve jashtë SHBA-së, ndërsa, siç theksohet, ngjarjet e jashtme lidhur me përleshjet e dhunshme dhe grupet “islamiste” janë faktori më i madh i negativiteteve në raportimet mbi muslimanët.

– Muslimanët nuk përfshihen në lajmet e kulturës

Hulumtimi, në të cilin thuhet se lajmet e kulturës dhe arsimit vlerësohen më pozitivisht sesa ato politkike, thekson se muslimanët nuk spikasin ose nuk nxirren në këto lloje lajmesh.

Në artikujt e analizuar, muslimanët përmenden vetëm 21 për qind në lajmet e kulturës, ndërsa 84 për qind në fushën e politikës.

“Me tërheqjen relativisht të vogël të vëmendjes drejt jetëssë muslimanëve në fusha si kultura, arsimi dhe politika e brendshme, ku bëjnë pjesë të gjitha pakicat, gazetat mund ta bëjnë më të vështirë që lexuesit e tyre t’i pranojnë muslimanët si pjesë e shoqërisë kryesore amerikane”, thuhet në studim./AA

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...