Merkel: Shpenzimet për mbrojtjen do të vazhdojnë të rriten

Mos i humb

 

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se vendi i saj do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, por nuk do të jetë në gjendje të përmbushë qëllimin prej 2 për qind të NATO-s deri në vitin 2025.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Merkel pohoi angazhimin e Gjermanisë ndaj qëllimit të NATO-s të rënë dakord në samitin e Uellsit në vitin 2014, por tha se Berlini nuk do të ishte në gjendje ta përmbushë këtë në afat të mesëm.

“Synimi i Uellsit ishte që, gjatë dhjetë viteve të ardhshme, buxhetet tona të mbrojtjes do të zhvilloheshin në mënyrë të tillë që të shkonim drejt këtij objektivi prej 2 për qind. Dhe, ne po bëjmë këtë, nuk ka dyshim për këtë”, tha Merkel.

“Por nëse ne duhet të bëjmë një vlerësim realist sot, nuk do të mund të arrijmë atë 2 për qind deri në vitin 2025. Duhet të jemi të sinqertë, po ecim drejt këtij qëllimi, ne e pranojmë këtë objektiv, por po bëjmë edhe deklarata realiste për këtë”, shtoi ajo.

Kancelarja gjermane tha se shpenzimet ushtarake të Gjermanisë do të vazhdojnë të rriten në dy vitet e ardhshme dhe do të arrijnë në 1,5 për qind të prodhimit kombëtar deri në vitin 2024.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar gjatë partnerin e NATO-s, Gjermaninë, si dhe aleatët e tjerë në Evropë, për të mos bërë mjaft për mbrojtjen dhe për përpjekje për të zhvendosur përgjegjësitë e tyre SHBA-ve.

Partia Social-Demokrate (SPD) ka kohë që ka qenë kritike ndaj planeve për të rritur buxhetin e mbrojtjes së vendit dhe ka kundërshtuar qëllimin e NATO-s që secili anëtar duhet të shpenzojë 2 për qind të prodhimit kombëtar në mbrojtje.

Ekonomia më e madhe e BE-së aktualisht po shpenzon 1,23 për qind të prodhimit bruto të brendshëm të saj për mbrojtje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit