Meta në Medvegjë kërkon vëmendje për shqiptarët

Mos i humb

Në pikën kufitare të Mutivodës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviq, nga kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiqç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, dhe këshilltarë shqiptarë të kësaj komune.

“Kjo është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave. Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin”, ka thënë Meta gjatë vizitës së tij atje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit