Mijëra aktivistë për mbrojtjen e mjedisit bllokuan rrugët e Londrës

Mos i humb

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit jetësor bllokuan rrugët kryesore të Londrës, në një përpjekje për të detyruar autoritetet të përfshihen në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Demonstruesit filluan të mblidhen në orët e para të mëngjesit ku dhe bllokuan trafikun në akset kryesore të qytetit.

Në njoftimin e organizatorit të protestës, grupit ”Extinction Rebellion”, theksohet se bllokimi i akseve rrugore do të bëhet në mënyrë të qetë gjatë 24 orëve.

Sqarohet se protestat do të mbahen në vende të ndryshme brenda pesë ditëve të ardhshme.

Protestuesit kërkojnë nga pushteti të sjell vendime të cilat do të kontribuojnë për uljen e emetimit të gazrave të dëmshëm, si dhe të përfshihet në luftë më efikase kundër ndryshimeve klimatike.

Siç thonë ata, synojnë që demonstratat të shndërrohen në një lëvizje globale, ndërkohë që paralajmërojnë se gjatë protestave mund të ketë edhe arrestime.

Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë.

Në demonstratat e organizuara vitin e kaluar në Londër u bllokuan pesë ura dhe dhjetëra persona u arrestuan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit