Ministrja Hoxha: Programi “Europa për qytetarët”, rast për aplikim në fondin prej 187 milion eurove



Mos i humb

OFL ndalet në Durrës e Tiranë, i çon formularin 5 të dënuarve apo të hetuarve

OFL kësaj radhe u ka dërguar formularin 5 personave të cilët disa prej tyre janë të dënuar dhe disa nën hetim e...

Itali : Janë 70 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në...

Greqia mund t`i bllokojë, nëse nuk bie niveli i infektimeve në Mbretërinë e Bashkuar!

Greqia shpreson të mirëpresë turistët e huaj nga 15 qershori, por britanikëve mund t`i ndalohet hyrja në vendin fqinj, nëse shkalla e...

Lëngu i bamjes kundër diabetit, kolesterolit dhe sëmundjeve të veshkave

Në mjekësinë popullore, lëngu i bamjes dhe vetë kjo perime konsiderohet jetësore kundër një sërë sëmundjesh. Ky lëng është veçanërisht efikas në...

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka propozuar për miratim në Kabinetin qeveritar, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Europa për qytetarët”.

Propozimi i Ministres Hoxha, u miratua njëzëri.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Europa për qytetarët” është nënshkruar më 26 qershor 2018 në Bruksel.

Fondi i agjencive të BE-së për këtë program është 187 milion euro dhe i dedikohen fushave si Ndërgjegjësimi për historinë dhe vlerat e përbashkëta europiane, Angazhimi demokratik dhe pjesëmarrja qytetare, Debati i së ardhmes së Europës dhe sfidimi i euro skepticizmit, Nxitja e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, Viti evropian i Trashëgimisë kulturore 2018, etj.

Kjo marrëveshje, vuri në dukje Ministrja Hoxha, rregullon anëtarësimin e Kosovës në kuadër të programit “Europa për qytetarët” dhe sipas saj, Kosova do të paguaj anëtarësimin prej 15 mijë eurosh, të cilat janë të planifikuara në kuadër të buxhetit të këtij viti për Ministrinë e Integrimit Europian.

“Pasi të realizohet marrëveshja dhe pagesa e anëtarësimit, organizatat dhe qytetaret nga Kosova mund të aplikojnë gjatë këtij viti në thirrjet për propozime të cilat shpallen nga ky program”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja po ashtu, kërkoi ratifikimin në Kuvend të këtij projektligji para pushimeve verore, sepse kështu do ta mundësonte hyrjen në fuqi të marrëveshjes, dhe fillimi i qasjes së aplikuesve nga Kosova në program për të përfituar fonde nga ky program me vlerë prej 187 milion euro./Kopsova Post/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...