Mungon tollovia në Gotthard, zviceranët “vërshojnë” vendpikniqet lokale

Mos i humb

Ka munguar edhe kësaj here bllokimi i trafikut para tunelit Gotthard në festën e Rrshajëve.

Siç dihet, në prag të çdo feste dhe gjatë festave, tuneli që lidh veriun me jugun, frekuentohet me të madhe nga pushuesit që ja mësyjnë jugut të Zvicrës dhe më tutje, Italisë.

Trafiku i dendur ndërkaq është regjistruar, ndër të tjera, në kantonet Obwalden, Glarus dhe Zug.

Autobusët e postës (Postubus) janë përdorur shumë gjatë kësaj fundjave të zgjatur.

Kishte rreth 20 deri në 30 përqind më pak sesa në fundjavat e festës së Rrëshajve në vitet e kaluara, ka thënë një zëdhënës i Postbus për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Në përputhje me mungesën e tyre në rrugën drejt jugut, zviceranët kishin pushtuar rrugët për në destinacione tjera, lokale, në zonat përkatëse.

Kështu, shumë vendpikniqe dhe plazhe të liqeneve e lumenjve gjithandej ishin përplot me vizitorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit