Ndërroi jetë Alajdin Demiri, ish-kryetari i Komunës së Tetovës

Mos i humb

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali

Shënohet viktima e parë italiane me koronavirus. Është një nga 16 italianët e prekur nga ky virus i verifikuar...

Iran, fillon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare

Në Iran fillon në orët e mëngjesit procesi i votimit në 55 mijë vendvotime në të gjithë vendin për zgjedhjet e legjislaturës...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Kosovë, ministrja e Drejtësisë anulon provimin për noterët e rinj

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një konference për media sot ka bërë të ditur se ka anuluar provimin e...

Ish-kryetari i Komunës së Tetovës dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Zvicër, Alajdin Demiri ndërroi jetë mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

Demiri ka lindur më 19 dhjetor të vitit 1954 në Tetovë. Ka studiuar sociologji në Sarajevë nga viti 1973 deri më 1977. Nga viti 1990 deri në 1995 studioi frëngjisht në Zvicër.

Ka punuar si gazetar në redaksinë e gjuhës shqipe në Radio Televizionin e Maqedonisë ndërsa ka qenë dhe profesor në shkollë të mesme si dhe i punësuar në bibliotekën e qytetit.

Në vitin 1995 kyçet në politikë, në Partinë për Prosperitet Demokratik ndërsa në vitin 1997 si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare zgjidhet kryetar i Komunës së Tetovës.

Ai ishte kryetar i Komunës së Tetovës në periudhën 1997-1998.

Në periudhën 2000-2002 ishte ambasador i Republikës së Maqedonisë në Zvicër.

Që nga viti 2001 ka punuar në Universitetin e Evropës Juglindore ku si drejtor i Bibliotekës “Maks Van der Shtul” u pensionua këtë vit.

Gjatë viteve të fundit ishte aktiv si analist politik, duke analizuar zhvillimet politike në vend.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e...

Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit...

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Thaci ka treguar...