Ndërron jetë në Infektiv mjeku hematolog, profesor i Fakultetit të Mjekësisë nga Covid-19

Mos i humb

Ndërron jetë në spitalin Infektiv mjeku hematolog, Arjan Pushi, njëkohësisht profesor i fakultetit të Mjekësisë. Arjan Pushi, prej pak ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë i prekur nga Covid-19.

Arjan Pushi është viktima e parë nga radhët e bluzave të bardha që ndërron jetë si pasojë e Covid -19. Numri i viktimave në vend si pasojë e koronavirusit shkon në 63.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit