Ndikimi rus në rajon, forum në Senatin amerikan, Gjiknuri: Zhvillimi ekonomik është zgjidhja

Mos i humb

Në kongresin amerikan u mbaj një forum mbi sfidat gjeopolitike në Europën juglinodre. Pjesëmarrësit ku përfshiheshin ligjvënenës amerikanë dhe politikanë të rajonit dhe të vendeve të ndryshme të Europës Perëndimore shprehën shqetësimin rreth përpjekjeve ruse për ndërhyrjen në rajon dhe ndikimin që mund të kenë në rrethana të tjera gjeopolike në botë për stabilitetin në këtë rajon.

Të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i shoqëruar edhe nga deputetët Elona Gjebrea, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi.

“Kryefjala ku përputhen të gjitha qëndrimet është që nëse duam të shkojmë tek rrënja e problemit dhe duam të kemi një situatë me përspektivë stabiliteti në rajonin e Ballkanit, kjo ka të bëjë mbi të gjitha me zhvillimin ekonomik dhe integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Europian”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Gjiknuri thotë se procesi i Berlinit është një instrument për angazhimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt ndërlidhjes më të madhe ekonomike, pra në infrastrukturë, në energji e në tregje.

“Sot patëm lajmin që në strategjinë e Bashkimit Europian del e qartë që vendet e rajonit duhet të integrohen, pavarësisht se mund të ketë pikëpamje të ndryshme për shpejtësinë me të cilin ecin këto vende. Ajo çka është më e rëndësishme është se të gjitha vendet po bëjnë përpjekje, janë duke u angazhuar. Ka dhe vështirësi dhe Bashkimi Europian këtu është për të ndihmuar përmes strategjisë së qartë dhe mbështetjes financiare për të tejkaluar ato defiçenca të trashëguara në infrastrukturë që kanë vendet e rajonit”, nënvizoi Gjiknuri.

Në forum është diskutuar në lidhje edhe me shqetësimin e vendeve kryesore të Bashkimit Europian dhe të vetë Shteteve të Bashkuara për rritjen e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit