Ballina Shëndetësi Nëse keni problem me zorrën e trashë këto pije duhet t’i konsumoni!

Nëse keni problem me zorrën e trashë këto pije duhet t’i konsumoni!

119
0
SHPËRNDAJE

Zorra e trashë është një pjesë e sistemit të tretjes. Ajo është përgjegjëse për nxjerrjen e ujit, kripës, lëndën ushqimore të patretshme, përpunimin e ushqimit që nuk është tretur në zorrën e vogël dhe eliminimin e mbeturinave të ngurta nga trupi.

Megjithatë, kur nuk funksionon siç duhet, fillon të përthithë toksina, në vend që t’i eliminojë ato, duke shkaktuar probleme si: dhimbje koke, fryrje barku, kapsllëk, gazra, shtim në peshë, energji të ulët, lodhje dhe sëmundje kronike.

Këto probleme mund të shkaktohen edhe nga ushqimet e gatshme të paketuara (shumica e ushqimeve që hamë sot janë të ngarkuar me aditivë, ruajtës dhe kimikate të tjera) që çojnë në shtimin e mukusit në zorrës së trashë, duke prodhuar toksina që helmojnë trupin.

POR, me ndihmën e spastrimit të zorrës së trashë, ju lehtë mund të hiqni qafe toksinat e dëmshme dhe të risillni funksionimin normal të saj.

Kjo gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e energjisë tuaj dhe në përmirësimin e absorbimit të vitaminave dhe lëndëve ushqyese të trupit.

Ka shumë trajtime në dispozicion për pastrimin e zorrës së trashë.

Më poshtë po ju rendisim disa produkte që zakonisht i kemi në shtëpitë tona, për pastrimin e zorrës së trashë, që i janë rekomanduar gazetës “Super Shëndeti” nga mjekët herbalistë me të cilët ata bashkëpunojnë…

  1. UJI

Për pastrimin e zorrës së trashë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të pini shumë ujë.

Është e domosdoshme të pini të paktën 10 deri në 12 gota uji në ditë.

Konsumi i rregullt i ujit do t’i japë trupit tuaj lëngun dhe lubrifikimin e nevojshëm për të larguar toksinat dhe mbeturinat e dëmshme nga trupi, në mënyrë të natyrshme.

Pirja e sasive të mjaftueshme të ujit do të stimulojë edhe veprimin natyror peristaltik, duke ndihmuar ushqimin për të lëvizur përmes sistemit të tretjes.

Gjithashtu, uji është thelbësor për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar mirë.

Së bashku me ujin, ju gjithashtu mund të pini lëngje të frutave të freskëta dhe lëngje perimesh, por në krye të listës ju rekomandojmë lëngun e mollës, kombinuar me kumbullat e thata.

  1. LËNG MOLLE

Lëngu i freskët i mollës është një nga mjetet më të mira për pastrimin e zorrës së trashë.

Pirja e lëngut të mollës inkurajon rregullisht lëvizjet e zorrëve, heq toksinat dhe përmirëson shëndetin e mëlçisë, si dhe sistemin e tretjes.

– Filloni ditën me një gotë lëng molle të pa filtruar.

Pas 30 minutash, pini një gotë ujë.

Përsëriteni këtë rutinë disa herë gjatë gjithë ditës dhe vazhdoni për tri ditë rradhazi.

Gjatë këtyre tri ditëve, ju gjithashtu mund të pini një gotë lëng me kumbulla të thata (psh hoshaf) te cilat mund blini të gatshme.

Thjesht zieni kumbullat e thata me ujë.

Pini 1 deri në 2 gota në ditë nga lëngu i hoshavëve.

Në qoftë se do të ndiqni këtë dietë, ju këshillojmë të shmangni ushqimet e ngurta.

Nëse e ndiqni me përpikmëri këtë kurë 3 ditore dhe siç ju porositëm më lart, të pini sasinë e duhur të ujit, atëherë urime: Sapo keni shpëtuar zorrën e trashë!

  1. LËNG LIMONI

Limoni ka veti antioksidante dhe përmbajtja e tij e lartë e vitaminës C është e mirë për sistemin e tretjes.

Prandaj, lëngu i limonit mund të përdoret për pastrimin e zorrës së trashë.

– Përzihet lëngu i një limoni, një majë kripë deti dhe një lugë çaji mjaltë, në një gotë me ujë të vakët.

Pijeni këtë lëng me stomak bosh në mëngjes.

Kjo do t’ju ndihmojë të gëzoni më shumë energji, lëvizje më të mirë të zorrëve dhe gjendje më të mirë të lëkurës.

– Për të larguar mukozën toksike në zorrë, shtoni dy lugë lëng limoni të freskët të shtrydhur në një gotë me lëng molle.

Pijeni atë tre ose katër herë në ditë…

Ndiqni secilën prej këtyre recetave për disa ditë.

  1. LËNG ME PERIME TË FRESKËTA

Për pastrimin e zorrës së trashë, është e domosdoshme të mbahet larg ushqimi i përpunuar dhe i gatuar për të paktën dy ditë.

Në vend të ushqimit të parapregatitur, pini lëng të freskët me perime disa herë në ditë.

Perimet e gjelbra, në veçanti përmbajnë klorofil që ndihmon në largimin e toksinave.

Gjithashtu, vitaminat, mineralet, aminoacidet dhe enzimat e pranishme në të, do të mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm dhe plot me energji.

Ju gjithashtu mund të pini çaj bimor.

Është e këshillueshme që të mos përdoren lëngje të gatshme të perimeve, pasi ato nuk përmbajnë enzimat efektive që të ndihmojnë trupin tuaj të largojë mbeturinat.

Ju mund të bëni shumë lehtë në shtëpi lëng të freskët perimesh nga karrota, panxhar, misër, kungull, spinaq, kale, etj, duke përdorur një shtrydhëse frutash ose blender.

Ose, minimalisht gatuani ato në avull, ose ziejini dhe pijuni lëngun.

  1. USHQIME TË PASURA ME FIBRA

Duke ngrënë ushqime të pasura me fibra, ju do të ndihmoni zorrën e trashë për të pastruar toksinat e dëmshme.

Fibra ndihmon në mbajtjen butë të hapësirës të brendshme të zorrës dhe përmirësimin e lëvizjes të saj, e cila në fund të fundit inkurajon trupin për të dëbuar mbeturinat e produkteve.

Në të njëjtën kohë, ushqimet e pasura me fibra gjithashtu do të ndihmojnë të heqin qafe çdo lloj problemi të zorrëve.

– Ju mund të shtoni shumë fibra në dietën tuaj, duke ngrënë fruta të freskëta si manaferra, dardha dhe mollë, si dhe perime të freskëta si artichokes, bizele dhe brokoli.

Drithërat, arra, fasulet dhe farat gjithashtu përmbajnë një sasi të madhe të fibrave.

  1. KOS

Kosi matyral është një ushqim, i cili nëse merret rregullisht, ndihmon për të mbajtur zorrën e trashë të shëndetshme.

Duke qenë një ushqim probiotik, kosi, veçanërisht ai me kultura të gjalla dhe aktive (domethënë ai që e nxëmë vetë), do të përhapë bakteret “e mira” në zorrë që nxisin tretjen.

Ai gjithashtu do të luftojë sëmundjet inflamatore të zorrëve.

Përveç kësaj, kosi përmban një sasi të mirë të kalciumit që dekurajon rritjen e qelizave që mbështjellin zorrën e trashë.

Kosi gjithashtu zgjidh problemet e ndryshme të stomakut si dispepsi, fryrje, lëvizje të parregullta të zorrëve dhe shumë më tepër.

– Ju mund të hani kosin siç është, ose të shtoni disa fruta të freskëta të tilla si mollë, limon, banane dhe manaferrat.

  1. FARA LIRI

Farat e lirit janë një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3, antioksidantëve dhe fibrave natyrore.

Duke shtuar kështu fara liri në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar zorrën e trashë.

Fara e lirit do të përthithë ujin dhe do të zgjerojë zorrën e trashë, duke ndihmuar kështu në largimin e toksinave dhe mukusit, ndërsa materia e mbeturinave kalon lehtë jashtë.

Përveç kësaj, farat e lirit ndihmojnë në parandalimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

– Ju mund të shtoni fara liri në drithërat tuaj të mëngjesit, në kos, fruta dhe ushqime të tjera të shëndetshme.

Për rezultate më të shpejta, shtoni një lugë gjelle me fara liri në një gotë me ujë. Lëreni të pushojë për 30 minuta.

Pijeni para se të hani mëngjesin dhe para se të shkoni në shtrat.

  1. KRIPË DETI

Një tjetër përbërës efektiv për spastrimin e zorrës së trashë është kripa e deti, në sajë të vlerave të saj detoksifikuese.

– Përzieni një lugë gjelle kripë deti, në një gotë me ujë të pijshëm dhe lëreni të vlojë atë.

Pijeni këtë përzierje të ngrohtë ose të ftohtë, sapo të zgjoheni në mëngjes.

Prisni pak minuta, pastaj shtrihuni dhe masazhoni pjesën e barkut tuaj poshtë në zonën e zorrës së trashë, në një mënyrë të lehtë.

Kjo do të stimulojë lëvizjen tuaj të zorrëve dhe do të ndihmojë në heqjen e toksinave të dëmshme, materialit të akumuluar fekal, feçes të rregullt, parazitëve dhe baktereve nga traktati i tretjes.

Bëjeni këtë deri në 5 herë në muaj, jo më shpesh.

Meqë kjo zgjidhje mund të shkaktojë diarre, është e domosdoshme të pini shumë ujë dhe lëngje frutash gjatë ditës.

Shmangni marrjen e kësaj recete nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, ose keni problem të zemrës.

  1. ALOE VERA

Kur zorra e trashë shoqërohet me probleme të tjera, përdorni aloe

Aloe Vera është e njohur për aftësitë e saj të detoksifikimit dhe vepron si laksativ, prandaj ajo konsiderohet si një pastrues efektiv i zorrës së trashë.

Vlerat mjekësore që gjenden në xhelin e aloe vera, jo vetëm që do të përmirësojnë shëndetin tuaj të zorrës së trashë, por gjithashtu do të trajtojnë probleme të tjera shëndetësore si dhimbje koke, infeksione të lëkurës, diarre, dhimbje stomaku dhe kapsllëk.

– Shtoni lëngun e një limoni, në xhelin e freskët të aloe vera-s (psh 1 lugë gjelle xhel) dhe vendoseni përzierjen në një blender për të bërë një lëng të qullët.

Mund të shtoni edhe një filxhan ujë, nëse dëshironi.

Mbajeni këtë lëng në frigorifer për dy deri në tre orë.

Pijeni disa herë në ditë për disa ditë.

  1. XHENXHEFIL

Për të reduktuar fryrjet, bëni këtë përzierje

Xhenxhefili është një përbërës i gatshëm që mund të ndihmojë në reduktimin e fryrjes dhe të stimulojë funksionimin e zorrës së trashë dhe ta mbajë të lirë nga mbeturinat dhe toksinat e dëmshme.

Ndihmon tretjen, duke promovuar sekretimin e lëngjeve të tretjes.

– Ju mund të merrni xhenxhefil në çdo formë të tillë, si: të copëtuar, lëng, ose pjesë të prera për pastrimin e zorrës së trashë.

– Një opsion i mirë është përzierja e një luge çaji lëngu xhenxhefili dhe një çerek filxhani lëng limoni, në një gotë me ujë të nxehtë.

Ju gjithashtu mund shtoni pak mjaltë për shije.

Ndajeni lëngun e përftuar në dy ose tri pjesë dhe pijeni gjatë gjithë ditës.

Ju gjithashtu mund të shtoni xhenxhefil në çaj bimor.

SHËNIM: Xhenxhefili nuk rekomandohet për gratë që janë shtatzëna.

– Këto zgjidhje efektive për pastrimin e zorrës së trashë do t’ju ndihmojnë të keni një sistem të shëndetshëm të tretjes.

Mbajtja e zorrës së trashë të shëndoshë është një pjesë e rëndësishme e ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here