Nga Lapsi S te kamera inteligjente, lançohet Galaxy Note 9, ja risitë!

Mos i humb

Të gjithë përdoruesit e smartfonëve, dhe “Samsungut” në veçanti, tanimë mund t’i gëzohen lançimit të një produkti të ri në treg, Galaxy Note 9.

Risia e smartfonit të ri do të jetë një Laps S, i mbështetur në Bluetooth Low Energy (BLE), dhe kamera inteligjente me teknologji të avancuar.

Me vetëm një klikim, tani është e mundur të bëni selfie-t dhe fotot në grup, të prezantosh slidet, të luash video, e të tjera veprime.

Pikat kryesore të risive të Glaxy Note 9

Bateri gjatë gjithë ditës: Bateria 4,000mAh i Galaxy Note9, më e madhja ndonjëherë në një telefon Galaxy për ta përdorur gjatë gjithë ditës për të folur, për të shkruar mesazhe, për të luajtur dhe për të parë filma nga mëngjesi në darkë.

Ruaj më shumë, fshi më pak: Galaxy Note9 është në dispozicion me dy opsione të brendshme të memories – zgjidhni mes 128GB dhe 512GB. Dhe me mundësinë për të vendosur një kartë microSD, Galaxy Note9 mund të arrijë gati në 1TB[1] e mund ta flini mendjen duke ditur se keni hapësirë ​​të mjaftueshme për fotot, videot dhe aplikacionet tuaja të preferuara.

Shpejtësia dhe Fuqia: Galaxy Note9 është një smartfon super i fuqishëm me procesor 10nm dhe suport për shpejtësitë më të madhe të rrjetit në treg (deri në 1.2 gigabit për sekondë) për të transmetuar dhe shkarkuar të dhëna pa u ngadalësuar. Galaxy Note9 gjithashtu përfshin një sistem ftohje lider në industri dhe një sistem për rregullim e algoritmit në mënyrë që të ofrojë një performance të fuqishme dhe njëkohësisht të qëndrueshme.

Evolucioni i Lapsit S Pen

Lapsi S Pen është veçoria dalluese e serisë Note – është ajo që ka lënë shenjë tek përdoruesit dhe ajo me të cilën Samsung ka zgjeruar nocionin e asaj se çfarë një smartfon mund të bëjë. Ajo që filloi si një mjet për të shkruar dhe vizatuar tani po ju jep më shumë fuqi dhe kontroll përdoruesve.

Tani me mbështetjen e  Bluetooth Low Energy (BLE), Lapsi S i ri siguron një mënyrë krejtësisht të re për të përdorur smarfonin. Me vetëm një klikim, tani është e mundur të bëni selfie-t dhe fotot në grup, të prezantosh slidet, të luash video, dhe më shumë. Zhvilluesit mund të integrojnë funksionalitetet e reja dhe të përparuara të BLE edhe në aplikacionet e tyre më vonë gjatë këtij viti.

Kamera inteligjente që bën fotot perfekte

Mund të jetë e vështirë për të bërë një foto ashtu si profesionistët- por nuk ka pse të jetë e tillë me Note9. Galaxy Note9 mbështetet në teknologjitë pararojë në industrinë e kamerave me aftësi të reja për të shkrepur foton perfekte.

Optimizues i skenës: Kamera e Galaxy Note9 është kamera më e zgjuar e Samsung deri tani. Ai përdor inteligjencën për të identifikuar elementët e një fotoje, si skenën dhe subjektin, për ta klasifikuar automatikisht në një nga 20 kategoritë dhe menjëherë ta optimizojë atë në bazë të kësaj të fundit.

Zbulimi i të metave: Shkrepja e parë nuk është gjithmonë e duhura, por Galaxy Note9 lejon përdoruesit të dinë nëse ka diçka të gabuar, kështu që ata mund të shkrepin një foto tjetër pa humbur momentin.

Kamera Premium: Ajo vjen me teknologji të avancuar të minimizimit të zhurmës dhe një lente Aperture të dyfishtë2, e cila përshtatet me dritën ashtu si syri i njeriut. Pavarësisht nga kushtet e ndriçimit, kamera e përparme e Galaxy Note9 ofron një pamje të qartë kristal.

Eksperienca Premium: Nga puna tek loja

Ekrani Infinity është themeli i trashëgimisë së dizajnit të Samsung dhe Galaxy Note9 ka ekranin më të madh cep më cep që ka pasur ndonjëherë një telefon Note. Ekrani Infiniti 6,4-inch Super AMOLED siguron një eksperiencë të vërtetë multimediale. Galaxy Note9 është plotësuar nga altoparlantë stereo, të cilët janë të akorduar nga AKG dhe aftësi për të shpërndarë audio Dolby Atmos® për një eksperiencë sa më  autentike.

Galaxy Note9  gjithashtu ofron një eksperiencë PC-je me Samsung DeX. Përdoruesit mund të punojnë prezantimet e tyre, të modifikojnë fotot dhe të shikojnë emisionet e preferuara nga telefoni i tyre. Provoni Samsung DeX me adaptorë HDMI3. Në momentin që lidhet me një monitor, Galaxy Note9 mund të mundësojë një desktop të virtualizuar dhe madje të shërbejë si një ekran i dytë plotësisht funksional. Merrni shënime me Lapsin S Pen ne momentin kur po shikoni një video, ose përdorni Galaxy Note9 si një trackpad, për të klikuar me të djathtën, drag and drop, dhe të përdorni dritare të shumta në një monitor. Të qënit produktiv nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë.

Galaxy Note9 do të jetë i disponueshëm në tregje të caktuara duke filluar nga data 24 Gusht 2018 do të ofrohet në Shqipëri në ngjyrën e zezë, të purpurt dhe në ngjyrën blu oqeani me Lapsin e verdhë S Pen, në çmimin 132,999 Lek version 128GB dhe 165,999 Lek version 512GB./shekulli

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit