Nigeri, 14.8 milionë persona të prekur nga sulmet e Boko Haramit

Mos i humb

Sulmet e organizatës terroriste Boko Haram në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, kanë prekur 14.8 milionë persona.

Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve të Nigerisë (NAN), përfaqësuesi i përhershëm i Nigerisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Prof. Tijjani Bande, gjatë një fjalimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Mbrojtjen e Civilëve nga Përleshjet e Armatosura, tha se 14.8 milionë persona janë prekur nga sulmet e organizatës Boko Haram që nga viti 2009.

Sipas tij fëmijët dhe gratë janë ata që janë prekur më së shumti nga sulmet. Bande tha se përveç të vdekurve, të plagosurve dhe atyre që kanë mbetur pa punë, për shkak të sulmeve edhe 1.7 milionë persona kanë rënë në statusin e emigrantëve.

Bande theksoi se sulmet e Boko Haramit kanë shkaktuar krizë njerëzore në vend. “Po bashkëpunojmë me shtetet fqinje si Çadi, Kameruni, Nigeri dhe Benini për parandalimin e këtyre sulmeve”, tha ai.

“Si rezultat të operacioneve kundër organizatës, deri më tani janë shpëtuar mijëra gra dhe fëmijë. Rajonet të cilat më parë ishin nën kontroll të organizatës janë marrë nën kontroll të forcave të sigurisë”, thotë Bande.

Organizata terroriste Boko Haram është e pranishme në Nigeri që në fillim të vitit 2000. Pas vdekjes së liderit të saj Muhammed Jusuf, teksa ai ishte i arrestuar, ajo nisi të kryejë akte të dhunës masive në vitin 2009.

Për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve në vend, qindra mijëra persona detyrohen të emigrojnë. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit