OKB: Tre vitet e fundit janë më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë

Mos i humb

Tre vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat të regjistruara ndonjëherë dhe ritmi i ngrohjes planetare i konstatuar gjatë kësaj periudhe është i jashtëzakonshëm, paralajmëroi sot OKB-ja.

“Tashmë është konfirmuar se vitet 2015, 2016 dhe 2017, që janë qartësisht pjesë e tendencës së ngrohjes afatgjatë të shkaktuar nga rritja në atmosferë e gazit me efekt serë, janë tre vitet më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë”, njoftoi Organizata Meteorologjike Botërore (OMM), një agjenci e OKB-së e specializuar në këtë sektor.

Nën efektin e një Nino (fenomen i njohur për rritjen e temperaturave mesatare botërore që ndodh çdo tre ose shtatë vite), viti 2016 gjendet në krye të listës më 1,2 gradë Celcius më shumë se sa në epokën paraindustriale (OKB-ja përdor periudhën 1880-1900 si referencë për kushtet që i përkasin periudhës paraindustriale), ndërkohë që viti 2017 thyen rekordin si viti më i nxehtë i konstatuar ndonjëherë jo nën efektin e një Nino./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit