Vdekja e 3-vjeçarit, një grup mjekësh italianë do të kryejnë ekspertizën

Mos i humb

Një grup mjekësh italianë do të kryejnë akt-ekspertizën mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu.

Vogëlushi humbi jetën pas ndërhyrjes në gojë në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua nëntorin e kaluar ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë.

Sipas ekspertizës së parë, i mituri vdiq nga mbidoza e narkozë, ndërsa Prokuroria kërkoi kryerjen e një akt tjetër ekspertimi, por jashtë Shqipërisë me argumentin se mungojnë ekspertët për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit