Operacion kundër FETO-s në Turqi, arrestohen 65 persona

Mos i humb

 

 

Në kuadër të një operacioni të kryer në 15 qytete me qendër Izmirin ndaj “strukturës së fshehtë” të organizatës terroriste FETO në Komandën e Forcave Ajrore, nga 96 të dyshuar janë arrestuar 65 persona duke përfshirë edhe ushtarakë të pezulluar nga detyra aktive ndaj të cilëve kishte një urdhër arresti.

Arrestimet janë kryer nga Byroja për hetimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit në kuadër të hetimeve të cilat vazhdojnë nga prokuroria e Izmirit kundër strukturave të fshehta të FETO-s brenda Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK).

Sipas këtij hetimi për anëtarët e FETO-s bëhet e ditur se në materialet digjitale ka regjistra se ata janë anëtarë të organizatës dhe se ata janë telefonuar nga drejtues të organizatës nëpërmjet telefonave publikë me karta, ku në mesin e tyre ndodhen ushtarë me detyrë në komandën e Forcave Ajrore.

Pas kësaj është lëshuar vendimi për arrestin, kërkimin dhe ndalimin për 91 ushtarë të pezulluar nga detyra dhe për 5 civilë drejtues të organizatës për të cilët pretendohet se janë brenda “strukturës së fshehtë”.

Ekipet e Degës së Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë me operacione të njëkohshme me qendër Izmirin, të zhvilluar në 15 qytete arrestuan 65 prej 96 të dyshuarve.

Ndërsa vazhdojnë operacionet për arrestimin e të dyshuarve të tjerë që nuk janë gjetur në adresat e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit