Operacioni Dega e Ullirit, forcat turke kapin sasi të madhe municionesh

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” kanë marrë nën kontroll një punishte për prodhimin e municioneve dhe një sasi të madhe të municioneve për armë të rënda në rajonin Racu të Afrinit.

Kapja e punishtes dhe municioneve të gatshme për t’u përdorur ndodhi në vazhdën e operacioneve të forcave turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane për ta pastruar rajonin nga organizatat terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit