OSBE-ja e interesuar që në UPZ të vazhdohet akreditimi për gjuhën turke e boshnjake

Mos i humb

Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka pritur në takim Nils Johannes, përfaqësues i OSBE-së në Zyrën Regjionale në Prizren nga Sektori i Komuniteteve.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se temë diskutimi ishte njoftimi me aspekte teknike për procesin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake në UPZ.

Temaj i njoftoi me zhvillimet e fundit rreth akreditimit, duke theksuar se janë në proces të koordinimit me përfaqësuesit e Agjencisë për Akreditim, në mënyrë që të vazhdohet me programet në gjuhët e komuniteteve në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Ai shtoi se presim mirëkuptim edhe nga AK-ja pasi që është shumë e rëndësishme për komunitetin turk dhe boshnjak. Johannes theksoi se edhe ata do të interesohen për këtë çështje duke parë nevojën e komunitetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit