Pandemia nxit mjekësinë në distancë, 11 % e konsultave u kryen online në 7-mujor

Mos i humb

Mark Zuckerberg thotë se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë Samsung

Samsung dhe Facebook kanë qenë partnerë në projekte të ndryshme për një kohë të gjatë. Tani, CEO i Facebook...

Vdes 54 vjecari sepse konsumonte çdo ditë karamele me mente dhe likuaricia

Një punëtor ndërtimi në shtetin amerikan të Massachusetts vdiq për shkak të një zakoni të pashembullt – ai hante çdo ditë karamele...

Piktura e Botticelli-t pritet të dalë në ankand për 80 milion dollarë

Një pikturë e shekullit të 15-të nga piktori Sandro Botticelli pritet të shitet për më shumë se 80 milion dollarë. Besohet se...

Shtatë të arrestuar pas sulmit me thikë pranë ish-zyrave të Charlie Hebdo

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me një sulm jashtë ish-zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris. Një...

Mjekët e familjes në të gjithë vendin në 7-mujorin e parë të vitit kryen 3,2 milionë konsulta në të gjithë vendin dhe për të gjitha patologjitë, por gati 11 për qind e këtyre konsultave janë kryer në distancë nëpërmjet sistemeve online për shkak të pandemisë.

Kufizimet në lëvizje për shkak të pandemisë sidomos për te sëmurit kronikë kanë nxitur shërbimet mjekësore në distancë një praktikë jo e njohur më parë në Shqipëri nga pacientët. Sipas shifrave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor gjatë 7 mujorit të parë mjekët e familjes në të gjithë vendin kryen rreth 352 mijë konsulta në distancë kryesisht online.

Konsultat mjekësore në distancë po krijojnë një përvojë të mirë edhe kur të ketë kaluar pandemia. Shmangia e vizitave frontale edhe në rastet jo të domosdoshme do të ulë kostot si për pacientet dhe shërbimet shëndetësore.

Mjekësia është një nga profesionet që po reformohet shpejt nga zhvillimet teknologjike sidomos në drejtim të marrjes së shërbimeve online.

Konsultat ne distance u zhvilluan jo vetëm nga mjekët e shërbimit parësor, por edhe nga qendrat spitalore nëpërmjet rrjeteve sociale të komunikimit, të tilla si thirrje telefonike, what’s up dhe viber.

Mjekësia në distancë këto kohë ka shërbyer më së shumti për të trajtuar të sëmurët kronike me mjekimin e tyre rutinë, por në shumë raste ka përcaktuar edhe diagnozën.

Trajtimet në distancë janë rritur nga ndjekjet e të sëmurëve me COVID-19 në banesa, sipas burimeve nga Fondi.

Protokollet mjekësore e ngarkojnë mjekun e familjes me përgjegjësinë e trajtimit për të sëmurët Covid-19 me simptoma të lehta, por që gjithsesi kërkojnë trajtim. Në të shumtën e raste këto trajtime ndiqen në distancë.

Trajtimet në distancë kanë ulur aktivitetin e spitaleve jo-Covid gjatë kësaj periudhe.

Në muajin dhjetor 2010 International Virtual E-Hospital Foundation (IVeH) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Mbështetjen e USAID Albania përfunduar fazën e parë të programit të integruar të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik (PITSHE) në Shqipëri. Kjo fazë konsistoi në vendosjen në operim të plotë të Qendrës së Përkohshme Kombëtare të Telemjekësisë në Tiranë dhe pesë qendrave të përkohshme rajonale të telemjekësisë pranë spitaleve rajonale Kukës, Shkodër, Durrës, Korçe dhe Vlorë.

Qendra e Telemjekësisë së Shqipërisë funksionon në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ajo drejtohet nga koordinatori i programit të telemjekësisë së Shqipërisë dhe ka në përbërje një staf të kualifikuar mjekësh, specialistë të teknologjisë së informimit dhe komunikimit si dhe staf tjetër mbështetës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar...

Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina. Sipas rregullores...

Virusi i ri ‘Alien’ mund të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione duke përfshirë Facebook, Gmail, Snapchat

Një ekip i studiuesve të sigurisë IT nga ThreatFabric kanë zbuluar një lloj të ri malware Android që vjen me një gamë...