Parlamenti britanik thirrje qeverisë për ndryshimin e politikave ndaj Mianmarit

Mos i humb

Komisioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Parlamentit Britanik, i ka bërë thirrje Qeverisë së Britanisë që të ndryshojë politikat e saj ndaj Mianmarit i cili zbaton spastrim etnik ndaj muslimanëve të Arakanit.

Në një raport të publikuar nga komisioni janë përdorur shprehjet “Është koha që Ministria e Zhvillimit Ndërkombëtar të rishikojë marrëdhëniet me këtë vend përballë spastrimit etnik që autoritetet e Mianmarit kanë zbatuar ndaj muslimanëve të Arakanit, ku madje disa pretendojnë se këto janë gjenocid”.

Në raportin ku spastrimi etnik që Mianmari ka kryer ndaj muslimanëve të Arakanit përshkruhet si “i qëllimshëm dhe me miratim të shtetit”, i bëhet thirrje qeverisë britanike që të vendosë në një kuadër të vërtetat e politikës së saj në lidhje me këtë vend.

“Britania nuk mund të vazhdojë në mënyrë normale marrëdhëniet e saj me Mianmarin, përballë masakrave dhe spastrimit etnik që vazhdojnë kundër muslimanëve të Arakanit dhe grupeve të tjera etnike”, thuhet në raportin ku theksohet se qeveria britanike duhet të ndryshojë gjuhën e përdorur dhe veprimet e saj ndaj këtij vendi.

Po ashtu në raport tërhiqet vëmendja se Britania bashkë me aleatët e saj duhet ta dërgojë Mianmarin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe është rekomanduar vendosja e sanksioneve financiare ndaj personave të rëndësishëm të Mianmarit.

Anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Zhvillimit në muajin shkurt aplikuan tek Mianmari për vizë me qëllim për të kryer vëzhgime duke vizituar këtë vend, por kërkesat e tyre për viza u refuzuan.

Edhe në raportin e tij të titulluar “Bangladeshi dhe Mianmari: Kriza e Arakanit”, publikuar në janar, Komisioni e përshkroi gjendjen e muslimanëve të Arakanit si “një tragjedi të madhe njerëzore”. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit