Pendarovski: Shpresoj të gjejmë zgjidhje me Turqinë për respiratorët

Mos i humb

Twitteri i shton një paralajmërim postimit të Presidentit Trump

Kompania e medias sociale Twitter i ka shtuar një paralajmërim një prej postimeve të Presidentit Donald Trump lidhur me protestat në Mineapolis,...

Kina lançon dy satelitë të tjerë në hapësirë

Kina lançoi dy satelitë të rinj të eksperimenteve teknologjike të shtunën, njoftoi media shtetërore. Satelitët e lançuar në orbitën...

Përshkallëzohet protesta në SHBA, 4 oficerë policie qëllohen me armë

Përshkallëzohet dhuna në protestat që ka pushtuar qytetet kryesore amerikane për vrasjen e afroamerikanit George Floyd. Në incidentin më të fundit raportohen...

Vasili: Propozimet e opozitës së bashkuar janë bërë 83 ditë më parë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me mos arritjen e një marrëveshje të...

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurise së Maqedonisë së Veriut, presidenti Stevo Pendarovski është shprehur se beson që vendi i tij do të arrijë të furnizohet me respiratorët e mbetur në Turqi, (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjes rreth respiratorëve të paralajmëruar si donacion nga Kina, si dhe furnizimin me respiratorët e tjerë, presidenti Pendarovski tha se ekziston një problem për të cilin është i informuar para disa ditëve.

Ai u shpreh se “për fat të keq, Turqia mike për arsye të njohura vendosi embargo për çfarëdo eksporti të respiratorëve”, duke sqaruar se bëhet fjalë për një donacion norvegjez që ishte para realizimit.

Pendarovski theksoi se është në komunikim ditor me kabinetin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Deri në këtë moment nuk kemi zgjidhje për këtë problem, shpresoj se do të gjejmë. Kuptohet, do të vazhdojmë me përpjekjet diplomatike të debllokohet kjo ndihmë e cila për ne është e madhe, edhe pse ndoshta për Turqinë apo për ndonjë shtet tjetër më të madh nuk është edhe aq e madhe. Për ne është e rëndësishme dhe shpresoj se do të hasim në mirëkuptim te partnerët dhe miqtë tanë turq”, tha Pendarovski.

Në kuadër të masave të ndërmarra në luftën kundër koronavirusit të ri, Turqia nga mesi i muajit mars pezulloi eksportin e pajisjeve mjekesore.

Përpos kësaj, autoritetet e Maqedonisë së Veriut paraprakisht kanë bërë kërkesë për donacion prej 200 respiratorëve nga Kina, por për shkak të kërkesës së madhe akoma nuk dihet numri i saktë i respiratorëve që do të vijnë si donacion kinez.

Pendarovski gjithashtu informoi se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është diskutuar rreth masave aktuale dhe rezultatet që japin ato, ndërsa shtoi se do të ketë edhe takime të tjera ku mund të shqyrtohet vazhdimi eventual i gjendjes së jashtëzakonshme.

Kujtojmë se më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin për 30 ditë, me qëllim lehtësimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

Sipas të thënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në vend janë regjistruar gjithsej 329 raste të COVID-19, ku bëjnë pjesë 9 raste të vdekjeve dhe 12 pacientë që janë shëruar nga sëmundja.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Avokati nuk paraqitet, shtyhet për në 10 qershor seanca e Kajmakut

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i...

Mbretëria e Bashkuar pret Samitin Global të Vaksinave: Askush nuk mund ta prodhojë atë i vetëm

Sot në Londër është mbledhur Samiti global i vaksinave i organizuar nga Gavi, aleanca globale për vaksinat dhe nga qeveria britanike.

Meta nxjerr dekretin, kush është emri i propozuar

Arben Shehu është emri i zgjedhur nga Meta që i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë...

Lleshaj për përplasjen tek Teatri Kombëtar: Ligji parashikon deri në përdorimin e armëve…policia qëndroi tek shtrëngimi fizik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ditën e sotme në foltoren e Kuvendit i është përgjigjur interesit të deputetëve të opozitës për sa...

Hyjnë 16 kamionë nga Serbia me dokumente Republika e Kosovës

Që nga shtimi i masave të reciprocitetit deri më sot në vendin tonë nga Serbia kanë hyrë 16 kamionë më dokumentet “Republika...