Pendarovski: Srebrenica, kujtim i një virusi të rrezikshëm të intolerancës ndaj të ndryshmëve

Mos i humb

Itali/ Tetë humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër...

Si Të Përballesh Me Simptomat Fizike Të Ankthit

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës...

Covid-19 ‘shkatërron’ SHBA-në, ekonomia bie me 9.5%

Pandemia ka goditur shumë rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA është shteti më i prekur për sa i përket numrit të...

​Kriza e COVID-19 ngadalësoi aktivitetin e bankave evropiane

Bankat kryesore evropiane pësuan një ngadalësim të aktivitetit të tyre në pranverë për shkak të masave të kontrollit antiCOVID-19 dhe po vendosin...

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një video-mesazh në përkujtimin e sotëm me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës tha se ngjarjet e korrikut të vitit 1995 janë një kujtim i një virusi të rrezikshëm të intolerancës ndaj të ndryshmëve.

“Përpara 25 vitesh ndodhi gjenocidi në Srebrenicë, kur më shumë se 8.000 njerëz, kryesisht burra dhe djem, u vranë sistematikisht vetëm sepse ata ishin boshnjakë. Kjo është pa dyshim një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane për të cilën nuk ka asnjë arsyetim racional. Disa nga kriminelët tashmë janë përballur me drejtësinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Disa nga të mbijetuarit mblodhën guximin për të parë në sytë e ekzekutuesve të tyre dhe për të falur ata që u penduan për krimet e tyre. Por, shumë njerëz akoma jetojnë me trauma të tmerrshme, duke shtuar këtu edhe mohimin dhe relativizimin e së vërtetës për krimet”, tha Pendarovski dhe vazhdoi:

“Qendra memoriale dhe nënat e Srebrenicës me mesazh të qartë na ballafaqojnë me të kaluarën kolektive dhe ndërgjegjen e gjeneratës sonë. Ata nuk nxisin urrejtje dhe as kërkojnë hakmarrje, sepse kjo thellon padrejtësinë. Ata kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë vetëm si parakusht për paqen”.

Pendarosvki theksoi se historia, jo vetëm në Ballkan, na mëson se idetë rreth territoreve të pastra etnike gjithmonë çojnë në tragjedi dhe se luftërat e fundit ballkanike kanë treguar se gjenocidi mund të përsëritet edhe pas holokaustit.

“Nëse një gjeneratë nuk flet, gjenerata tjetër do të harrojë, gjë që krijon tokë pjellore për konflikte të reja. Përveç kujtimeve, alternativat bëhen përmes edukimit që promovon solidaritetin dhe dhembshurinë për të tjerët. Duke respektuar dinjitetin e lindur të secilit person, uniteti i diversitetit mbrohet nga mekanizmat që luftojnë padrejtësinë sistemike. 25-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës vjen në një kohë të pandemisë së COVID-19, e cila po vret mijëra njerëz në të gjithë botën çdo ditë”, tha Pendarovski duke shtuar se:

“Srebrenica është një kujtim i një virusi të rrezikshëm të intolerance ndaj të ndryshmëve. Të ndërtojmë shoqëri në të cilat do të ketë vende për secilin nga ne, të ndërtojmë një shtëpi ku ne mund të pranojmë njëri-tjetrin pavarësisht nga dallimet tona, sepse ne të gjithë jemi qenie njerëzore”.

Kujtojmë se më shumë se 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...