Përgjigja e Putinit për thirrjen e Trumpit: “Rusia duhet të jetë në G7”

Mos i humb

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili iu përgjigj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se Rusia duhet të jetë edhe në samitin e G7, e përdori shprehjen “ne nuk kemi dalë nga G7”. Putin gjithashtu shtoi se ata do të jenë të lumtur të shohin vendet e G7 musafir në Moskë.

Duke folur për gazetarët, gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë për të fluturuar në Kanada, Presidenti i SHBA Donald Trump tha: “Nëse doni apo jo, Rusia do të jetë në samitin e G7”.

Duke folur në një konferencë për shtyp të mbajtur në Qingdao të Kinës, ku Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) mbajti një konferencë për shtyp, Putin tha: “Kur është fjala për kthimin e Rusisë në G7, Ne nuk jemi që kemi dal nga kjo. Ne jemi të lumtur të ju shohim juve të gjithëve në Moskë”.

Putin tha se SCO e kaloi G7 në drejtim të barazisë së fuqisë blerëse. “Vendet e G7 janë më të pasura, por ekonomia është më e madhe në vendet e SCO”, shtoi Putin, duke shtuar se SCO përfshinte gjysmën e popullsisë së popullsisë botërore.

Putini gjithashtu vuri në dukje se SCO është e gatshme të qëndrojë serioze ndaj rregullave që pranohen përgjithësisht në tregtinë ndërkombëtare.

Në vitin 2014, pasi që Krimeja u bashkua me Rusinë, Rusia u hoq nga G8./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit