Përshëndetën si nazistët, pezullohen dy policë gjermanë

Mos i humb

OKB dërgon 12 maunë me ndihma në Idlib

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë dërguar 12 maunë me ndihma humanitare në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, ku miliona njerëz kanë nevojë...

Hutbe Besnik Leçini Kurban Bajrami 2020

https://youtu.be/c0cRmWtF8eI

Greqia dëshiron të përcaktojë territoret e juridiksionit detar me Turqinë

Zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, Stelios Petsas, njoftoi se ashtu sikurse kanë bërë me Italinë, dëshirojnë të bisedojnë me Turqinë çështjen e...

Tjetër bilanc tragjik në Kosovë, ndërrojnë jetë 13 pacientë me koronavirus, konfirmohen 245 raste të reja

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona të infektuar me koronavirus.

Policia e Bavarisë në Gjermani po heton dy oficerë që dyshohen për kryerjen e përshëndetjes së paligjshme naziste.

Kushtetuta gjermane e konsideron krim shfaqjen e simboleve naziste dhe incidenti ka të ngjarë që të ushqejë një debat të nxehtë rreth racizmit dhe rritjes së të djathtës ekstreme pas një fluksi rekord të emigrantëve, kryesisht myslimanë, tre vjet më parë.

Policia tha në një deklaratë të shtunën se dy policë kishin bërë thirrje antiemigrante dhe kishin kryer përshëndetjen naziste në një “pub” në Rozenhajm të enjten. Një njeri i tretë, i përshkruar si një roje sigurie në deklaratën e policisë, kishte marrë pjesë gjithashtu në përshëndetje. Policët janë pezulluar.

Politikanët gjermanë kanë nxitur veprime për të luftuar një rritje të armiqësisë ndaj të huajve, pasi “skinhead”-ët të dielën e kaluar u përleshën me policinë në një qytet lindor, ku një njeri u godit dhe dy emigrantë u identifikuan si të dyshuarit kryesorë.

“Skinhead”-ët ngritën duart në përshëndetje naziste, ndoqën njerëz që dukeshin si të huaj dhe u përleshën me policinë në Chemnitz, pasi policia identifikoi të dyshuarit si një sirian dhe një irakian.

Politika liberale e emigracionit të kancelares Angela Merkel mbetet thellësisht ndarëse në një vend që ka marrë më shumë se 1.6 milionë njerëz gjatë katër viteve të fundit.

Fluksi kontribuoi në ngritjen e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila hyri në parlament për herë të parë në zgjedhjet e vitit të kaluar, me një fushatë që shpalli Islamin që të jetë i papajtueshëm me kushtetutën gjermane./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Ministri i punëve të brendshme të Indisë pozitiv në COVID-19

Ministri i punëve të brendshme të Indisë, Amit Shah, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19)...

Libi, 55 migrantë të parregullt ndalohen në bregdetin e Mesdheut

Të paktën 55 migrantë të parregullt të kombësive të ndryshme janë ndaluar në bregdetin e Detit Mesdhe të Libisë, njoftoi sot Ministria...

Pandemia detyron Kaliforninë të lirojë 8 mijë të burgosur

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të...

Itali/ Tetë humbje jete dhe 239 raste të reja në 24 orë

Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër...

Hedhja kudo e pajisjeve të mbrojtes personale, problem në qytetin e Nju Jorkut

Ndërsa spitalet në Nju Jork trajtojnë valën e pacientëve me COVID dhe ndërsa njerëzit veshin maska dhe doreza në dyqane ushqimore dhe...