Poetja Donika Gashi i bashkohet Vetëvendosjes, Kurti: një vlerë e shtuar për ne

Mos i humb

Pas largimeve të disa prej njerëzve kryesorë nga Vetëvendosje, të cilët më pas themeluan Partinë Socialdemokrate në krye me Shpend Ahmetin, kryevetëvendosësi Albin Kurti po mundohet të mbush boshllëkun, ku po merr njerëz të rinj në subjektin e tij.

Së fundmi Kurti ka njoftuar se VV-së i është bashkuar Donika Gashin, poete nga Prishtina, anëtarësimin e së cilës e ka quajtur vlerë për partinë që drejton.”

“Sot na u bashkua në Lëvizjen tonë, Donika Gashi, poete dhe qytetare prishtinase. Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për Vetëvendosjen. Na presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën në vendin tone”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Edhe poetja Gashi është shprehur e lumtur që i është bashkuar VV-së.

“Është nder t’i shërbesh popullit shqiptar’, thotë Albin Kurti. Me këtë besim dhe bindje i bashkohem sot Lëvizjes Vetëvendosje. Për të dhënë më të mirën e mundshme nga vetja në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, shkruan ajo në Facebook. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit