Trump: do rikandidoj në 2020-ët, s’ka demokrat që më sfidon

Mos i humb

Presidenti Trump tha se synon të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale në 2020-ën.

Në një intervistë gjatë qëndrimit në Britani, Trump u pyet nga një gazetar Piers Morgan nëse ka për qëllim që të kandidojë përsëri dhe u përgjigj: “Plotësisht. Të gjithë duket se duan ta bëjnë këtë. ”

Presidenti amerikan tha se nuk e pa se cili demokrat mund ta mundte atë. “Nuk e kuptoj se kush mund ta bëjë këtë, i njoh të gjithë dhe nuk shoh askënd që mund ta më sfidojë”.

Trump zbuloi dhe  detaje rreth bisedës së tij me Mbretëreshën Elizabetë në lidhje me Brexit. I pyetur nëse kishte folur dhe për këtë çështje, ai u përgjigj:

“Po. Ajo tha – dhe ajo ka të drejtë – se ky është një problem shumë kompleks. Unë mendoj se askush nuk kishte ndonjë ide se sa do të jetë i komplikuar … Të gjithë menduan, ‘Oh, kjo është e lehtë…’”

Duke folur për Mbretëreshën 92-vjeçar, Trump tha: “Ajo është një grua e mrekullueshme, shumë të ndritshme, shumë e bukur, dhe kur them të bukur, dua të them si brenda dhe jashtë”.

I pyetur për udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, Trump u përgjigj: “Ai është një njeri shumë i zgjuar, i shkëlqyer, një mik i mirë dhe i fortë”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit