Posta e Turqisë i dhuroi Postës së Kosovës 10 motoçikleta

Mos i humb

Posta e Kosovës ka marrë sot donacion nga Posta e Turqisë 10 motoçikleta të cilat do të jenë në dispozicion të postierëve dhe  kështu  do të përmirësojnë pa dyshim shërbimet postare.

Sejdi Hoxha kryeshef në Postën e Kosovës e vlerësoi të një rëndësie të veçantë donacionin e dhuruar sot nga Posta e Turqisë.

“Sot po pranojmë donacion prej 10 motoçikletave të reja nga posta turke i cili pa dyshim që do të përmirësoj shërbimet postare. Kemi kërkuar që ndihma e parë të jetë për dhurimin e këtyre motoçikletave ne kemi pasur bashkëpunim edhe nga e kaluara nuk është se ka filluar tani. Me Postën Turke ne kemi shkëmbyer një mori eksperenciash dhe bashkëpunimesh”, tha Hoxha.

Kurse Osman Çetin Kaja, zëvendësdrejtor i Postës së Turqisë, tha se kësaj ceremonie është dhënia e një kontigjenti  të motoçikletave për Postën e Kosovës. Sipas tij Kosova dhe Turqia kanë histori të përbashkët dhe kanë ardhur deri këtu falë bashkëpunimit.

Kaja me këtë rast premtoi se do ta ndihmojnë Postën e Kosovës, sepse tha ai jemi kryesues të Postës Ndërkombëtare.

‘Posta e Turqisë ka kryesimin e Postës Ndërkombëtare, mundësit që na ka dhënë Posta e Kosovës tregon që kemi ardhur në një pikë të rëndësishme bashkëpunimi. Jemi të gatshëm që ta ndihmojmë  Kosovën edhe në shumë fusha të tjera. Falënderoj popullin vëlla të Kosovës’ tha Kaja, raporton Kosova Post.

Kurse, ambasadorja Turke Kivilim Killiç e vlerësoi të rëndësishëm donacionin nga Posta e Turqisë për Postën e Kosovës, derisa tha ajo se ky investim do të jetë në të mirë edhe të postës por edhe të qytetarëve.

”Jemi dëshmitar të bashkëpunimit të administratave të postave të dy vendeve me realizimin këtij projekti. Turqia do të ofroj kontributin e tyre në Kosovë, do të vazhdojmë çdo herë ta ndihmojmë këtë vend. Turqia është investitori më i madh i huaj në Kosovë, nëse e shohim nga aspekti ekonomik 248 milion euro, si investitori i tretë në Kosovë. Nuk e shohim të mjaftueshëm, por mundohemi që këto shifra të jenë edhe më të larta me qëllimin e vetëm, për një të ardhme të ndritur dhe të zhvilluar për popullin e Kosovës”, tha Killiç./Kosova Post

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit