FIT në gjendje gatishmërie në Mitrovicë, policia tregon çfarë po ndodhë

Mos i humb

Zv/komandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se situata është e qetë së paku deri më tani, derisa serbët po mblidhen për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet çdo 28 qershor.

Siç thotë ai, forcat e shtuara të Sigurisë janë për përcjelljen e automjeteve që vinë nga Beogradi, duke mohuar atë se kjo po bëhet për Vulinin.

“Vulin nuk vjen se i është refuzu kërkesa, ndërsa forcat e shtuara të Policisë, janë për përcjelljen e automjeteve që kanë ardhur nga Serbia,  për festën e Vidovdanit në Graçanicë dhe Gazimestan,” tha Hoti.

“I kemi së paku tri vizita të cilat janë të lejume prej Qeverisë,  ato do i përcjellim”, shtoi Hoti.

Ndërkohë, nëse Vulin veç tenton të hyjë, Hoti thotë se do e ndalojnë pasi është vendim i Qeverisë dhe do të zbatohet.

Lajmin për ndalimin e hyrjes së ministrit serb e ka konfirmuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit