President, pse nuk e nënshkruani marrëveshjen për Tregti të Lirë me Turqinë?

Mos i humb

Marrëveshja për Tregti të Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë sot e 6 vjet gjendet në sirtarin e presidentit, dhe nuk dihen arsyet e mos dekretimit të saj.

Në shtator të këtij viti, bëhen më shumë se 6 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për Tregti të Lirë mes Kosovës dhe Turqisë. Por, marrëveshja vazhdon të mbetet jofunksionale, si pasojë e mosmiratimit nga ana e presidentit të vendit. Kjo marrëveshje do tu mundësonte bizneseve kosovare eksport në Turqi pa pagesë të taksës doganore. Ndërsa, bizneset turke mund t’i eksportojnë produktet e tyre në tregun tonë, duke iu shmangur gradualisht taksës doganore për një periudhë 10-vjeçare.

Kosova Post ka hulumtuar rastin dhe ka gjetur se shteti i Kosovës nuk ka kurrfarë dëmi nga kjo marrëveshje, përkundrazi, ajo do ta ndihmonte në masë afarizmin dhe ekonominë kosovare.

Madje, atë kohë kur edhe ishte nënshkruar Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë, ishte thënë se kjo marrëveshje  garanton mbrojtjen deri në 10 vite të sektorëve të ndjeshëm prodhues në Kosovë nga heqja e doganave për produktet me origjinë nga Turqia. “Ne jemi kujdesur që gjatë negociatave të mbrojmë sektorët tanë prodhues të cilët kanë filluar të zhvillohen dhe të cilët kanë potencial të rritjes gjatë viteve të ardhshme. Marrëveshja garanton mbrojtjen me tarifë doganore deri në 10 vite për të gjitha këto produkte”, kishte theksuar atë botë ministrja Mimoza Kusari – Lila, nënshkruese e marrëveshjes së lartëcekur.

Poashtu, kjo marrëveshje sikur edhe kanë deklaruar zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Turqia, do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Turqisë.

Dhe për habi, pavarësisht se kjo marrëveshje është në të mirë të Kosovës, kjo ende nuk ka marrë dritën e gjelbër përë jetësim nga ana e presidentit, dhe askush nga presidenca nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë neglihzencë. Aq më pak të jetë dhënë ndonjë deklaratë nga presidenti i vendit.

Të ju rikujtojmë, Turqia mbetet një prej konkurrentëve kryesorë me produkte në vendin tonë. Nga doganat mësohet për një vazhdim të trendit të rritjes së importeve nga Turqia./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit