Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në marshimin për 15 Korrikun në Stamboll

Mos i humb

 

Në ceremoninë që do të zhvillohet me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti në Turqi nga organizata terroriste FETO në Urën “Dëshmorët e 15 Korrikut” në Stamboll do të marrë pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pas përfundimit të programit të tij në Ankara më 15 korrik, në Ditën e Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar, presidenti Erdoğan do të udhëtojë drejt Stambollit dhe do të vizitojë urën dhe monumentin e dëshmorëve të 15 Korrikut.

Presidenti i Turqisë do të marrë pjesë në marshimin i cili do të zhvillohet në Urën “Dëshmorët e 15 Korrikut” dhe aty do të mbajë një fjalim për pjesëmarrësit.

Gjithashtu në kuadër të aktiviteteve për 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar, Erdoğan, do të kryejë edhe inaugurimin e Muzeut “Dëshmorët e 15 Korrikut” ndërtimi i të cilit vazhdon në një hapësirë prej 1.500 metër katrorë menjëherë pranë monumentit të dëshmorëve të 15 Korrikut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit