Protestë për marrëveshjen, mediat greke: Dakordësi për ndarjen e detit

Mos i humb

Marrëveshja për detin që Shqipëria mund të ketë arritur me Greqinë, nxorri në rrugë dhjetëra qytetarë që protestuan disa ditë më parë përpara kryeministrisë kundër saj.

Portali grek Energypress thotë në një artikull të publikuar të premten, se marrëveshja tashmë është mbyllur. Portali grek thotë se marrëveshja e qeveritarëve grekë me homologët shqiptarë, për zonën ekskluzive ekonomike është e përfunduar dhe qëllimi kryesor i marrëveshjes do të jetë kërkimi për naftë në ato që janë quajtur zona 1 dhe 2.

Qeveria greke një vit më parë, arriti marrëveshjen me një konsorcium italo-francez për dhënien me koncension të kuadrateve detarë e tokësorë në veri të vendit për kërkimet për naftë, ku përfshihej dhe kuadrati Joni 2 që shtrihej deri në veri të Korfuzit.

Sipas kësaj marrëveshjeje shpimi i parë do të bëhet brenda vitit 2018.

Energypress, kujton edhe debatin e shkaktuar për këtë çështje në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 nga qeveria Berisha, e cila u anulua më pas në Gjykatën Kushtetuese./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit